Ndërlidhjet

Antropologia Dimova: Maqedonia për maqedonasit - nënë, për shqiptarët - njerkë!


Jolyon Naegele, Radio Evropa e Lirë Në fillim të këtij muaji në Londër, u takuan shumë antropologë socialë, historianë, linguistë dhe ekspertë për parandalimin e krizave. Temë diksutimi në konferencën triditëshe ishte çështja e identitetit të Maqedonisë. Në këtë kronikë, shqyrtohet tema “se sa e kuptojnë njëri tjetrin maqedonasit dhe shqiptarët”.

Përderisa frika, konfuziteti, jotoleranca dhe dhuna në Maqedoni, po rriten prej ditës në ditë, shumë banorë të këtij vendi, sllavo-maqedonasit dhe shqiptarët, e pysin vetveten: a do të mund të bashkëjetojnë përsëri... një ditë kur luftimet do të ndalen.

Shqiptarët konsiderojnë se janë qytetarë të dorës së dytë në këtë shtet, në të cilin maqedonët janë të parët në mesin e të barabartëve, në të drejta, në punë, në forcë dhe në ndikim.

Antropologia bullgare, Rozita Dimova, thotë se, bazuar në studimet që kishte bërë në Kumanovë, emërtimi Maqedoni ka kuptime të ndryshme për maqedonasit dhe për shqiptarët:
“Kam dëgjuar shumë tregime nga shokët e mij shqiptarë dhe informuesit, se Maqedonia është nënë për maqedonasit dhe njerkë për shqiptarët".

Ajo poashtu ka thënë se shqiptarët shpresojnë se ndërrimi eventual i Kushtetutës, do të krijonte mundësi që ata të kenë të drejta të barabarta me sllavo-maqedonasit.

Vasiliki Neofotistos, është antropologe greke, e cila ka studiuar bashkëjetesën shqiptaro – maqedonase. Ajo thotë se, megjithëse një shtet kombëtar, Maqedonia ka potencial që të zhvillohet në një “shoqëri multi etnike”.

Ajo ka akuzuar mjetet e informimit dhe intelektualët për theksimin e tepruar të identitetit etnik dhe të politikës së ekskluzivitetit gjatë krizës aktuale në Maqedoni.

Antropologia greke, Neofotistos, pastaj, thotë se maqedonasit bëjnë dallime ndërmjet shqiptarëve duke i quajtur me dy emra.
“Siç më ka spjeguar shoqja ime Maria, ata (maqedonasit), për shumë vite, kanë jetuar mirë me shqiptarët. Ata janë popull yni. Ata janë të gatshëm të jetojnë me maqedonasit. Ne me ta nuk kemi probleme. Ne kemi probleme me shqiptarët që në Maqedoni kanë ardhur nga Kosova dhe nga fshatrat. Ata merren me trafikime të drogës, me armë, me prostitucion. Shqiptarët, që janë të vendit, janë të butë, të hapur, ata kanë jetuar për shumë vite në Maqedoni dhe ata kanë besë".

Ajo pastaj thotë se këta shqiptarë konsiderohen lojalë.

Ky koncept i lojalitetit, apo “i njeriut tonë” u kundërshtua nga Hugh Poulton, autor i shumë veprave lidhur me marëdhëniet etnike në Ballkan. Ai ka thënë se çështjet e identitetit etnik janë më të rëndësishmetdhe kryesoret.

XS
SM
MD
LG