Ndërlidhjet

HAGË


Sllobodan Millosheviq, njeriu i cilësuar nga shumëkush si kasapi i Ballkanit kaloi natën e parë prapa grilave pas dorëzimit në Tribunalin e Hagës ku do të gjykohet për krime kundër njerëzimit e krime lufte gjatë fushatës kundër shqiptarëve të Kosovës. Sot drejtësia shkoi në vend, ka deklaruar kryeprokurorja e Tribunalit të Hagël, Carla Del Ponte. Zëvendës kryeprokurori i Tribunalit, Graham Blewitt, ka thënë se Sllobodan Millosheviq do të akuzohet gjithashtu edhe për krime të bëra gjatë luftës së viteve të 90-ta në Bosnjë dhe në Kroaci.
XS
SM
MD
LG