Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ambasadorët e NATO-s kanë miratuar planin për dërgimin e 3000 trupave në Maqedoni që do të ndihmonin në çarmatosjen e kryengritësve shqiptarë, me kusht që më parë të arrihet marrëveshje politike midis qeverisë së Maqedonisë dhe liderëve poltitikë të shqiptarëve, të vendoset armëpushim i qëndrueshëm dhe kryengritësit të pajtohen vullnetarishtë që të dorëzojnë armatimin, u njoftua në Bruksel.
15 nga 19 vendet anëtare të NATO-s, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur gadishmërinë që të dërgojnë trupat. Për fillimin e misionit do të vendos këshilli i NATO-s, në çastin kur për këte do të krijohen kushtet.
XS
SM
MD
LG