Ndërlidhjet

Presioni i SHBA-ve u tregua i suksesshëm!


Gazeta franceze "Le Monde" shkruan se "edhe pas arrestimit të Milosevic-it, BE-ja mbante një pozicion që konsistonte në mbështetjen në autoritetet jugosllave, duke u dhënë atyre një kohë të pacaktuar për ta dërguar Milosevic-in para drejtësisë. Ky qëndrim kishte shkaktuar pakënaqësi të kryeprokurores së Tribunalit, Carla Del Ponte.

Në editorialin e gazetës “Times”, dorëzimi i Milosevic-it trajtohet si një ngjarje e jashtëzakonshme e historisë aktuale të Ballkanit. Me këtë zhvillim pozitiv, Serbia tregoi se ka vullnet për tu shkëputur nga e kaluara dhe plotësisht të orientohet kah Evropa demokratike. Kjo gazetë mëtutje shkruan se dorëzimi i të akuzuarit për krime lufte, Milosevic, kryesisht, ishte vështruar, në prizmën e kushteve të disa shteteve dhe të Kongresit të Shteteve të Bashkuara për dhënien e ndihmave financiare në mbledhjen e sotme të donatorëve në Bruksel.

Gazeta amerikane “New York Times” dërgimin e Milosevicit në Hagë e konsideron një veprim madhështor. I akuzuar për planifikimin dhe urdhërimin e disa prej krimeve më mizore gjatë viteve të fundit, ai prej njeriut me një pushtet absolut, u shndërrua në një njeri që duhet të ballafaqohet me drejtësinë. Kjo gazetë përkujton se “vetëm para 9 muajsh, zoti Milosevic ishte një diktator me fuqi të pakufizuar. Dërgimi i tij në qelitë e burgut të Hagës është një moment historik dhe afirmim i rëndësishëm i drejtësisë ndërkombëtare.

Gazeta “New York Times” thekson se përderisa presidenti jugosllav, Kostunica dëshironte që Milosevic-i të gjykohej në Serbi, “politikanët më tepër propërëndimorë, të udhëhequr nga kryeministri i Serbisë, Zoran DjinDjic, e organizuan dërgimin e tij në Hagë. Gazeta pastaj shkruan se “mospajtimet lidhur me dorëzimin e Milosevicit, me gjasë, do të shkaktojnë një krizë politike në Jugosllavi. Por, ky ekstradim, mbase, mund të ndikojë në uljen e tensioneve në Maqedoninë fqinje, sepse u dërgon një sinjal zyrtarëve qeveritarë, se edhe ata, eventualisht, do të mund të merreshin në përgjegjësi për krime të luftës.

Ndërkaq, analistja Clair Trean në artikullin e saj në gazetën franceze “Le Monde” konstaton se “për dallim nga presioni i vazhdueshëm i Shteteve të Bashkuara për dorëzimin e Milosevic-it në Hagë, Franca dhe shtetet e tjera të Evropës Përëndimore kishin ndërmarrë qëndrime më të kujdesshhme. Analistja pastaj shkruan se “edhe pas arrestimit të Milosevicit, Bashkimi Evropian mbante një pozicion që konsistonte në mbështetjen në autoritetet jugosllave, duke u dhënë atyre një kohë të pacaktuar për ta dërguar Milosevic-in para drejtësisë. Ky qëndrim kishte shkaktuar pakënaqësi të kryeprokurores së Tribunalit, Carla Del Ponte.

Analisti Michael Dobbs në “Washington Post” analizon shkaqet e rënies së Milosevic-it. Ai shkruan se para një viti Slobodan Milosevic ishte në pushtet si president i Jugosllavisë.

Sipas autorit Dobbs, në këtë periudhë, ai kishte gabuar duke menduar se opozita e atëhershme serbe ishte e dobët për tu ballafaquar me Milosevic-in. Për këtë arsye, ai kishte dekretuar zgjedhje presidenciale, pothuajse një vit para kohës që parashihej me kushtetutë. Por, fare befasishëm, në zgjedhjet e 24 Shtatorit, opozita ia doli të fitoj.

Në gazetën gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, autori Thomas Schmid shkruan se “Shtetet e Bashkuara kishin treguar qartazi se ndihma për rekonstruktim do të mund të realizohej vetëm pas dërgimit të Milosevic-it në Hagë. Duke iu nënshtruar këtij presioni njeriu i kërkuar u dorëzua në Hagë, vetëm disa orë para fillimit të konferencës së donatorëve.

Në editorialin e gazetës “The Economist” thuhet se ekstradimi i Milosevic-it mund të forcoj vendosmërinë e Përëndimit që të mos lejoj rrëshqitjen e Maqedonisë në një luftë të zgjëruar civile ndërmjet shqiptarëve dhe sllavo-maqedonasve.

Në këtë editorial kjo shpjegohet me faktin se “Milosevic nuk e ka monopolin në politikën e urrejtjes”. Pastaj thuhet se “faktori i jashtëm nuk ia doli të arrijë një rezultat ideal në Maqedoni, por së paku ata ia dolën të menaxhojnë që të mos ndodhë skenari më i keq: në Maqedoni ende nuk ka masakra mizore” – shkruan pos tjerash, në numrin e saj të sotëm gazeta The Economist.

XS
SM
MD
LG