Ndërlidhjet

logo-print

MILLOSHEVIQI SHKAKTAR I TRAZIRAVE NË BALLKAN


Dërgimi i Millosheviqit në Hagë është hapi i parë në drejtim të përcaktimit të përgjegjësisë individuale për krimet e bëra në 10 vitet e fundit, veqanërisht ato në Kosovë, ndonëse jo vetëm në Kosovë.

RFE
Ç’do të thotë dorëzimi i ish-presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq në Hagë?

PATRICK MOORE
Ai ishte shkaktar i trazirave të mëdha në Ballkan, Jugosllavi dhe Kosovë gjatë 10 viteve të fundit. Dërgimi i Millosheviqit në Hagë është hapi i parë në drejtim të përcaktimit të përgjegjësisë individuale për krimet e bëra në 10 vitet e fundit veqanërisht ato në Kosovë, ndonëse jo vetëm në Kosovë. Pra, të përcaktohet përgjegjësia individuale dhe jo të akuzohet gjithë populli serb. Por, ai nuk është i vetmi. Mbase edhe zoti Milutinoviq është duke u përgatitur për të shkuar vulnetarisht në Hagë për të dëshmuar kundër Millosheviqit me gjasë për kompensim të ndonjë sankionimi më të lehtë për veten. Gjenerali Ojdaniq gjithashtu ende është i lirë si dhe disa të tjerë. Sidoqoftë, ky është hapi i parë drejt përcaktimit të përgjegjësisë individuale ashtu siç ishte vepruar pas Luftës së Dytë Botërore për liderët nacistë dhe ata japonezë, si hap i parë për pajtimin e gjermanëve dhe japonezëve me fqinjët e tyre. Por, kjo është punë që mund të zgjasë me vite dhe vetëm pastaj ne mund të shohim ndonjë avancim në këtë drejtim.

RFE
Presidenti jugosllav, Vojisllav Koshtunica ka kualifikuar dorëzimin e Millosheviqit si akt ilegal duke ngritur diskutime rreth kësaj çështje?

PATRICK MOORE
Nuk është befasi që tash publikisht dalin dallimet ndërmjet Koshtunicës e Gjingjiqit dhe disa të tjerëve. Dallime rreth kësaj dhe çështjeve tjera ndërmjet tyre ka pasur edhe më heret. Por, tash është evdiente se këto dallime kanë dalur në shesh. Pra, është diç që është dashur pritur. Një gjë e tillë, pra dallimet ndërmjet lëvizjeve të tilla siç është DOS-i, janë hetuar edhe në rastin e Solidaritetit të Polonisë menjëherë pas rënjes së komunizmit. Pra, nuk duhet befasuar nëse edhe DOS-i heret a vonë shpërbëhet. Duhet pritur që atje së shpejti të kemi zgjedhje të parakohshme – federale dhe serbe ose të dyjat. Nuk është e qart kur dhe si, por është e qart se zgjedhje të parakoshme do të ketë. Në garën parazgjedhore do të kemi koalicione dhe parti të reja, sepse edhe partitë tjera do të tentojnë të kristalizojn personalitete të veta karizmatike siç janë Koshtunica dhe Gjingjiqi. Kjo është pritur. Por, e keqe për demokracinë në Serbi, për Malin e Zi, për Kosovën dhe për paqjen me fqinjët është tendenca për të formësuar individualitete të forta. Konkretisht popullariteti i Koshtunicës shtrihet mbi 60 për qind, i Gjingjiqit mbi 10 për qind. Shumica atje kanë votuar për Kushtunicën thjesht për faktin që ai është lider i fortë të cilin ata e admirojnë, sepse ai përfaqëson krahun tradicional të nacionalizmit serb, me një lidhje me Rusinë dhe botëkuptimin se vetëm serbët janë viktima. Kjo e bën kandidaturën dhe fitoren e Koshtunicës problematike për raportet e Serbisë me fqinjët.

RFE
Shefi i Partisë Socialiste të Malit të Zi, Predrag Bullatoviq, ghjithashtu ka kundërshtuar dorëzimin e Millosheviqit dhe ka thënë se ky është fund i koalicionit. Por, edhe disa diplomatë perendimor thonë se nuk shohin si mund të shmanget kriza qeveritare?

PATRICK MOORE
Kolizioni i federatës në disa segmente dhe bashk me këtë edhe koalicionit - brenda dy mujave, gjashtë muajve ose një viti - nuk do të jetë befasi e madhe. Gjatë bombardimeve të NATO-s për të shmnagur policinë e Millosheviqit, Gjingjiq kishte ikur për një kohë në Malin e Zi. Atbotë thuhej se Gjukanoviqi dhe Gjingjiqi kishin arritur marrëveshje sipas të cilës ata do të shpërbënin federatën dhe secili do të bëhej zot i punëve të veta, njëri në Serbi dhe tjetri në Malin e Zi. Tash që Gjingjiqi me aleatët e tij është në pushtet dhe për faktin që kanë probleme me Koshtunicën në presidencën federale unë mund të imagjinoj se Gjingjiq dhe Gjukanoviqi dëshirojn të heqin qafe federatën, pos tjerash edhe për të privuar zotin Koshtunica nga posti.

XS
SM
MD
LG