Ndërlidhjet

SHKUP


Emisari special për Maqedoninë, James Pardew, ka deklaruar se liderët politikë të këtij vendi duhet të marrin përgjegjësinë për zgjidhjen e konfliktit dhe ka sinjalizuar ithëtarët e përdorimit të dhunës kundër zgjidhjes ushtarake. “Është me rëndësi të pranohet se gjetja e zgjidhjes është përgjegjësi e liderëve të Maqedonisë”, ka thënë zoti Pardew, për të shtuar se në këtë drejtim do të bashkëpunojë ngusht me emisarin e Unionit Evropian, Francois Leotar. “Ka të atillë që besojnë se përdorimi i forcës është i qëlluar në këto rrethana, por kjo nuk është e sakt. Ata që favorizojnë përdorimin e forcës janë duke minuar procesin paqesor”, ka thënë emisari amerikan James Pardew.
XS
SM
MD
LG