Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP/TETOVË


Kryengritësit shqiptarë në Maqedoni kanë okupuar tre fshatra në afërsi të Tetovës, transmetojnë agjencitë raportin e Radios shtetërore maqedonase. Radioja, duke cituar burime policore, thotë se kryengritësit e UÇK-së kanë marrë kontrollin mbi fshatrat me popullatë të përzier, Breznjë, Setale dhe Otunjë. Por, edhe përkundër avancimit të kryengritësve shqiptarë, rajoni i Tetovës, përveç disa të shtënave të kohëpaskohshme me snajper, ka qenë relativisht i qetë, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Armatës maqedonase, koloneli Bllagoja Markovski. Sipas tij këmbim zjarri, me armë të lehta, ka pasur në orët e hershme të mëngjesit në verilindje të Kumanovës, të cilave, siç thotë ai, forcat maqedonase iu kanë përgjigjur.
XS
SM
MD
LG