Ndërlidhjet

LONDËR


Gjatë bombardimeve të NATO-s, në pranverën e vitit 1999, Sllobodan Millosheviqi kishte urdhëruar Ushtrinë jugosllave që të rrëzonte helikopterin me të cilin kishte udhëtuar kryeministri britanik Tony Blair me bashkëshorten, ka deklaruar shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Jugosllavisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq.
Këtë deklaratë të gjeneralit Pavkoviq sot e transmeton gazeta londineze “Sundey Times”. Gjenerali Pavkoviq ka thënë se kishte vendosur të mos rrëzonte helikopterin ngase u frikësohej viktimeve civile dhe humbjes së simpative të Maqedonisë ndaj Serbisë.
XS
SM
MD
LG