Ndërlidhjet

SHKUP/TETOVË


Në pjesën veriore të Maqedonise, në orët e paraditës ishte qetë, përkundër përleshjeve të natës së kaluar, me ç’rast një ushtar ka humbur jetën, thonë burimet e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas këtyre burimeve ushtari është vrarë gjatë një sulmi me minahedhës nga kryengritësit shqiptarë, mbrëmë, në Tetovë. Dy ushtarë të tjerë raportohet të jenë lënduar në një sulm tjeter me predha në rajonin e Radushës, në veriperëndim të Shkupit, ka thënë zëdhënësi i Armatës maqedonase Bllagoja Markovski, për të shtuar se forcat qeveritare janë përgjigjur me helikopterë kundër guerrilëve shqiptarë.
XS
SM
MD
LG