Ndërlidhjet

SHKUP


Sipas burimeve të policisë maqedonase, në orët e hershme të mëngjesit, gjatë hyrjes nga Kosova për në Maqedoni, është arrestuar rektori i Universitetit të Tetovës Fadil Sulejmani. Këto burime konfirmojnë se Sulejmani është marrë në pyetje për shkak të kontakteve të tij të afërta me guerrilët shqiptarë. Ndërkohë, deputeti Abdyladi Veseli, nga Partia e Prosperitetit Demokratik, citohet të ketë thënë se ata i kanë dërguar një protestë Qeverisë me kërkesën për lirimin e Sulejmanit, por se nuk kanë marrë kurrëfarë përgjigje.
XS
SM
MD
LG