Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Në hapësirën e fshatit Radushë, në perëndim të Shkupit, janë zhvilluar luftime të ashpra midis forvcave qeveritare dhe kryengritësve shqiptarë. Zëdhënësi i armatës, Bllagoja Markovski tha se kryengritësit kishin sulmuar një post-blok policor nga mesdita, kurse armata ishte përgjigjur me zjarr të fortë artilerie dhe tankesh. Ministri i Mbrojtjes, Vllado Buçkovski, ndërkaq, ka thënë se situata mbetet tejet e rrezikshme me tendencë të keqësimit të mëtejshëm. Ai ka thënë se militantët po bëhen më radikalë dhe egziston brengosja se civilët mund të bëhen cak sulmesh në të ardhmen. Situata ka arritur atë etapë kur zgjidhja mundë të arrihet vetëm nëpërmjet dialogut politikë, ka thënë ministri.
XS
SM
MD
LG