Ndërlidhjet

GJENEVË


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë njoftoi se fluksi i refugjatëve të cilët ikin nga Maqedonia në Kosovë ka rënë dukshëm, kurse disa refugjatë kanë filluar të kthehen prapë në vatrat e tyre të inkurajuar nga përtrirja e bisedimeve paqësore. Zëdhënësi i UNHCR-së, Ron Redmond, njoftoi se dje vetëm 56 refugjatë kanë hyrë nga Maqedonia në Kosovë, kurse gjatë uikendit janë kthyer në vatrat e tyre 3500 refugjatë.
XS
SM
MD
LG