Ndërlidhjet

logo-print

KIEV


Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, George Robertson, gjatë kësajë jave, do të vizitojë Ukrainën, ku do të ketë bisedime me presidentin Leonid Kuçma lidhur me situatën në Maqedoni, kanë njoftuar zyrtarë nga Kievi. Ukraina, siç dihet, ka mbështetur qeverinë e Shkupit në fushatën ushtarake kundër kryengritësve shqiptarë duke e furnizuar armatën e saj me disa avionë dhe helikopterë ushtarakë. Gjatë vizitës do të diskutohen edhe marrëdhëniet midis Ukrainës dhe NATO-s.
XS
SM
MD
LG