Ndërlidhjet

SHKUP


Liderët poltikë maqedonas dhe shqiptarë, kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme, e cila mund të shpie në një këthesë për fashitjen e krizës në vend, njoftoi presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski. Duke iu drejtuar qytetarëve nëpërmjet Televizionit, presidenti Trajkovski ka thënë se marrëveshja është arritur në takimin e mbrëmshëm që kishte ai dhe liderët e dy partive kryesore maqedonase dhe dy partive shqiptare, nën patronazhin e të dërguarve specialë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, James Perdew e Francois Leotar. “Kemi arritur një marrëveshje të rëndësishme, e cila duhet të sigurojë këthesë transparente dhe të shpejtë në procesin politik”,ka thënë presidenti Trajkovski.
XS
SM
MD
LG