Ndërlidhjet

SHKUP


I deleguari special i Shteteve të Bashkuara, James Pardew ka deklaruar se Qeveria e Maqedonisë është pajtuar që të shqyrtojë seriozisht reformimin e Kushtetutës, duke sugjeruar se lidershipi është duke marrë në konsideratë kërkesat e kryengritësve që shqiptarëve etnikë të Maqedonisë t’u jepet status i barabartë me shumicën sllavomaqedonase. Përfaqësuesit e partive politike të Koalicionit qeveritar i kanë premtuar në takimin e mbrëmshëm të deleguarve specialë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian se një panel ekspertësh do të studiojë çështjen e reformave kushtetuese. Ndonëse plani pes-etapëh i të deleguarit Pardew përfshin reforma kushtetuese, ai ka thënë se “qëllimi i tij më i rëndësishëm është çarmatimi i organizatave terroriste”-kryengritëse.
XS
SM
MD
LG