Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


“Dnevniku” i Beogradit ka publikuar një informatë të paverifikuar se afër Vranjës,në Serbi ndodhet një varrezë tjetër masive, në të cilën dergjen viktima tjera shqiptare të Kosovës. Duke u thirrur në burime të besueshme, jozyrtare “Danas” shkruan se hetuesit po verifikojnë informatën për varrezën masive që organeve kompetente ua kanë dhënë vendasit.
Gazeta pohon se viktimat nuk mund të jenë nga Lugina e Preshevës, duke theksuar se atje nuk kanë ndodhur konfrontime apo ekzekutime gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë.
XS
SM
MD
LG