Ndërlidhjet

KIEV


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ,George Robertson,
sot, arrin për vizitë në Ukrainë. Robertson do të diskutojë me udheqjen e vendit bashkëpunimin e Kievit me NATO-n dhe situatën në Ballkan, ka deklaruar ministri i Jashtëm, Anatoli Zlenko.

JERUSALEM.
Qeveria izraelite i ka lënë Armatës duart e lira që të ndërmarrë aksione duke vënë në shënjestër militantët palestinezë, të akuzuar për sulme kundër Izraelit. Pas mbledhjes së Qeverisë, ministri Shlomo Benizri tha se palestinezët do të ndiejnë grushtin e fuqishëm të Armatës. Benizri ka thënë më tej se kryemnistri, Ariel Sharon, ministri i Jashtëm, Shimon Peres dhe ministri
i Mbrojtjes, Binzamin Ben-Eliezer kanë autorizime të plota që të ndërmarrin vendimet e nevojëshme pas çdo sulmi nga ana e palestinezëve.
XS
SM
MD
LG