Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Ka vazhduar armë-pushimi i brishtë në Maqdoni, ndërsa nuk mungojnë raportet për cënimin e tij në disa zona në veri të vendit. Sipas ministrit të brendshëm, Ljube Boskovski gjendja e sigurisë mbetet e komlikuar dhe e vështirë.
“Informata e orëve të fundit është se fshatrat Xhepçishtë dhe Poroj janë ende të pushtuara” – ka deklaruar Boskovski për të qartësuar më tej se situata paraqitej më e qetë në lartësirat e Tetovës, pas luftime të ashpra të zhvilluara gjatë natës. Por njëri nga komandantët e guerriljeve ka përgënjeshtruar lajmin që njerëzit e tij të kenë hapur zjarr pas fillimit të armë-pushimit. Personi i njohur me pseudonimin “komandant Shpati”, citohet të ketë thënë se kryengritësit janë të vendosur të respektojnë marrëveshjen për ndalimin e zjarrit.
XS
SM
MD
LG