Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Ministrja e jashtme e Maqedonisë Ilinka Mitreva, ka qëndruar sot në kryeqytetin belg, ku është takuar me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Shefi për politikë të jashtme dhe siguri i këtij organizmi pohoi për mediat se negociatorë të BE-së dhe NATO-s kanë filluar diskutimet intensive me përfaqësuesit e partive kryesore për të arritur një zgjidhje politike. “Po lëvizim me ritme të përshpejtuara pasi dëshirojmë të shohim nëse ekzistojnë mundësitë për të finalizuar dialogun politik sa më shpejt që të jetë e mundur me të tre elementët: procesin e carmatosjes; zgjatjen e armë-pushimit dhe lëvizjet me karakter politik – këto me qëllim që ekipi i NATO-s të mund të nisë carmatimin e popullsisë” – ka kumtuar Javier Solana. Shefi për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian nuk është treguar entuziast ndaj kërkesës së politikanëve shqiptarë në Maqedoni për një demokraci konsensuale, duke u shprehur se “dicka e tillë do të kontribuonte në shkatërrimin dhe jo ndërtimin e vendit”. Solana tha se ekzistojë zgjidhje alternative dhe se njëra prej tyre mund të ishte garantimi i të drejtave të pakicave duke e cilësuar këtë si një “qasje të cilën në fund do ta pranonin të gjithë”.
XS
SM
MD
LG