Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP/TETOVË


Disa dhjetëra sllavo-maqedonas, të zbarkuar nga malësitë e Sharrit kur fshatrat në të cilat banonin ranë në duart e guerrilasve, kanë protestuar kundër vizitës së ambasadorit amerikan Michael Einik në Tetovë dhe takimeve me prefektin Myrteza Ismaili dhe të tjerë funksionarë bashkiakë. Kjo ngjarje përkon me vazhdimin e armë-pushimit të brishtë në Maqedoni, ndërsa nuk mungojnë raportet për cënimin e tij në disa zona në veri të vendit, kryesisht në lartësirat e Tetovës, Xhepçishtë dhe Poroj. Sipas ministrit të brendshëm, Lube Boshkovski gjendja e sigurisë në vend mbetet komplekse dhe e vështirë. Njëri nga komandantët e guerriljeve ka përgënjeshtruar lajmin që njerëzit e tij të kenë hapur zjarr pas fillimit të armë-pushimit. Personi i njohur me pseudonimin “komandant Shpati”, citohet të ketë thënë se kryengritësit janë të vendosur të respektojnë marrëveshjen për ndalimin e zjarrit.
XS
SM
MD
LG