Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Referuar lordit George Robertson, NATO-ja po kryen gjithë përgatitjet e duhura për dërgimin e trupave në Maqedoni me qëllim që, sic u shpreh ai, “çarmartosja e rebelëve shqiptarë të kryhet në kohë rekord”. Shfrytëzimi i ndalim-zjarrit në funksion të gjetjes së zgjidhjeve politike, zbutja e diferencave mes entiteteve në Maqedoni dhe progresi në adresimin e kërkesave kyçe në vend- kanë qenë disa nga porositë e kreut të NATO-s për Maqedoninë.
“Ne do të ishim në gjendje të çarmatosnim rebelët në një periudhë të shkurtër kohe. Por nuk jemi ende të kënaqur me kushtet e krijuara” – ka pohuar Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike. Duke e quajtur një pikë-kthese armëpushimin e mbrëmshëm, Xhorxh Robertson shtoi se megjithatë, liderët e Maqedonisë duhet të dëshmojnë se kanë një vizion të qartë për arritjen e marrëveshjes së mbrame të paqes.
XS
SM
MD
LG