Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Shtabi i Përgjithshëm i Trupave Mbrojtëse të Kosovës ka vlerësuar të padrejtë dhe të ashpër vendimin e kryeadministratorit të Kosovës Hans Hakerup dhe komandantit të forcës paqeruajtëse KFOR, gjeneralit Torstain Shaker për pezullimin e pesë eprorëve të TMK-së dhe fillimin e hetimeve ndaj tyre. Por funksionarët e lartë kanë konkluduar se vendimi në fjalë do të respektohet si nga oficerët që janë përfshirë në këtë masë ashtu edhe nga anëtarët e tjerë të këtij formacioni.
Daut Haradinaj, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Rustem Mustafa dhe Rexhep Selimi, përfshihen në listën e personave të padëshiruar e të cilëve, sipas urdhëresës ekzekutive të presidentit amerikan, Xhorxh Bush, u ndalohet hyrja në territorin e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG