Ndërlidhjet

ZAGREB


Ka rezultuar më shumë se një sesion rutinë takimi disa orësh, Del Ponte – Racan. Zërat se Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Hetimin e krimeve të Luftës po harton paditë kundër disa gjeneralëve kroatë për mizori ndaj civilëve serbë, janë vërtetuar nga vetë kryeprokurorja Karla Del Ponte e cila ka bërë të ditur se fletë-arrestet u janë dorëzuar autoriteteve të Zagrebit një muaj më parë dhe se qëllimi i vizitës së saj në kryeqytetin kroat, kishte të bënte me mohimin e kundërshtive të paraqitura nga kryeministri Ivica Raçan. Nuk janë dhënë detaje për emrat dhe mënyrën e penalizimit të të akuzuarve kroatë për krime lufte.
XS
SM
MD
LG