Ndërlidhjet

BEOGRAD


E ka cilësuar vlerësim të bazuar mbi informata korrekte ministri i Brendshëm i Serbisë, deklaratën sipas së cilës “800 viktimat e luftës së Kosovës të varrosur në rrethinat e Beogradit, shënojnë një përpjekje të regjimit të dikurshëm për fshehjen e fakteve të krimeve të luftës”. Dusan Mihajlovic tha në konferencën e sotme për shtyp se u referohej dy lokaliteteve, në Beograd dhe në Petrovo Sello, duke konfirmuar edhe zyrtarisht gjetjen e varrezës së tretë masive në provincën lindore të Serbisë, ku hamendësohet të ketë 80 deri 100 kufoma.
XS
SM
MD
LG