Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Një gjykatë jugosllave ka dhënë dënimin me një vit burg për ish-shefin e policisë sekrete serbe Rade Markovic, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Sllobodan Milloshevicit.
I arrestuar në shkurt të këtij viti, nën dyshimin për orkestrimin e një atentati rrugor dhe tentativë vrasje të udhëheqësit opozitar Vuk Drashkovic në vitin ‘99, Rade Markovic është shpallur fajtor sot për nxjerrjen në shesh të sekreteve shtetërore. Nuk është bërë e ditur se kur do të nisë gjykimi i tij rreth “rastit Draskovic”.
XS
SM
MD
LG