Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Kontrabandistë armësh dhe njësi speciale të policisë shqiptare janë ndeshur për rreth shtatë orë, para se kjo e fundit të vinte nën kontroll gjithë arsenalin e armatimit të përbërë nga rreth 12 mijë plumba, 900 mortaja e po kaq detonatorë si dhe disa tipe të tjera municionesh - bën të ditur ministria e Brendshme e Shqipërisë. Incidenti ka ndodhur midis së mërkurës dhe mëngjesit të së enjtes në një shtëpi në fshatin Padesh, disa kilometra larg kufirit me Kosovën.
XS
SM
MD
LG