Ndërlidhjet

UASHINGTON


Robert Hansen, ish-agjent i Zyrës Federale të Hetimeve, ka pranuar sot të ketë kryer aktivitete spiunazhi për llogari të ish-Bashkimit Sovjetik, në mëse 15 raste për një periudhë që zë fill prej vitit 1979. Në këmbim të këtij pohimi, Hansen sig uron pensionin qeveritar për gruan dhe fëmijët e tij si dhe shmang dënimin me vdekje.
Prokurorët thanë se Moska i ka paguar Hansenit për shërbime të ndryshme diamante dhe 1, 4 milion dollarë kesh. Si një masë për të vënë në vend reputacionin e lëkundur të FBI-së, presidenti I Shteteve të Bashkuara ka propozuar së fundi zëvendësimin e drejtorit të deri-tashëm Luis Freh, me prokurorin federal të shtetit të Kalifornisë, Robert Myller.
XS
SM
MD
LG