Ndërlidhjet

SHKUP


Nuk raportohen zhvillime serioze në Maqedoni, me përjashtim të dy rasteve të izoluara në Jazhincë dhe Sllupçan, ku sipas radios shtetërore maqedonase, ka pasur shkëmbime zjarri mes trupave qeveritare dhe guerrilasve shqiptarë – citon agjensia Frans Pres. Incidenti në Jazhincë zgjati rreth 30 minuta dhe filloi kur, sic thuhet, luftëtarët shqiptarë, pak para mesnatës vunë në shënjestër pozicionet e armatës maqedonase. Nuk njoftohet për të lënduar nga asnjëra palë.
XS
SM
MD
LG