Ndërlidhjet

SELANIK


Rreth 300 protestues grekë, kanë qëndruar gjatë gjithë natës në afërsi të portit të Selanikut, ku pritet të ankorohen 8 anije të NATO-s për një manovër rutinë. Me kërcënimin se do të rrisin praninë dhe gjeografinë e protestave anti-NATO, shumë nga demonstruesit kanë qëlluar me fishekzjarrë dhe bomba tymosëse në drejtim të anijeve, pa shkaktuar dëme në njerëz. Flota e NATO-s me emërtimin “Forca e Rregullt Detare e Mesdheut” përbëhet nga anije të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Greqisë, Turqisë, Gjermanisë, Italisë, Spanjës dhe Hollandës.
XS
SM
MD
LG