Ndërlidhjet

SHKUP


Breshëritë e armëve automatike në afërsi të Tetovës kanë cënuar armë-pushimin e vendosur prej tre ditësh në Maqedoni, duke shënuar incidentin më të freskët pas dy rasteve të izoluara në Jazhincë dhe Sllupçan, ku sipas radios shtetërore maqedonase gjatë natës ka pasur shkëmbime zjarri mes forcave qeveritare dhe guerriljeve. Incidenti në Jazhincë zgjati rreth 30 minuta dhe filloi kur, sic thuhet, luftëtarët shqiptarë, pak para mesnatës vunë në shënjestër pozicionet e armatës maqedonase. Nuk njoftohet për të lënduar nga asnjëra palë. Pas vendosjes së një qetësie relative në vend mësohet se një mijë civilë të zhvendosur, kryesisht shqiptarë, janë rikthyer sot nga Kosova, ndërsa në total numri i refugjatëve të cilët kanë hyrë prej së enjtes në Maqedoni kap shifrën 4 mijë persona.
XS
SM
MD
LG