Ndërlidhjet

logo-print

SELANIK


Më shumë se 4 mijë marshues grekë kanë zënë vend në hyrje të portit të Selanikut në shenjë proteste ndaj ankorimit të 8 anijeve të NATO-s të cilat kryenin një manovër rutinë. Ata u kanë vënë zjarrin flamujve amerikanë dhe një portreti të shefit për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Havier Solana, por nuk ka raporte për dëmtime materiale apo njerëzore. Marshimi I pasdites pason një grumbullim të mëhershëm të rreth 300 protestuesve grekë, të cilët qëndruan gjatë gjithë natës në afërsi të portit të Selanikut, me kërcënimin se do të rrisnin praninë dhe gjeografinë e protestave të tyre anti-NATO. Flota e NATO-s me emërtimin “Forca e Rregullt Detare e Mesdheut” përbëhet nga anije të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Greqisë, Turqisë, Gjermanisë, Italisë, Spanjës dhe Hollandës.
XS
SM
MD
LG