Ndërlidhjet

SHKUP


Partitë e Qeverisë së koalicionit të Maqedonisë,ato shqiptare dhe sllavomaqedonase, vazhdan negociatat mbi planin paqësor të paraqitur nga të deleguarit specialë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian,James Pardew e Francois Leotard, të cilët ishin ftuar të marrin pjes në takim. James Pardew ka deklaruar se raundi i parë i bisedimeve ka shënuar progres të mirë dhe se të gjjitha palët janë duke punuar në mënyre produktive, kurse Francois Leotard ka thënë se diskutimet kanë qenë shumë të mira. Zyrtarë të partive politike shqiptare thanë më herët se ata kanë vërejtje serioze ndaj dokumentit të propozuar dhe se ai është i pamjaftueshëm për të zgjidhur krizën, kurse zyrtarë të partive maqedonase kanë thënë se ata kanë disa vërejtje ,por plani në përgjithsi është i pranueshëm.
XS
SM
MD
LG