Ndërlidhjet

SHKUP


Kryengritësit shqiptarë dhe zyrtarët e armatës maqedonase akuzojnë njëri tjetrin për shkelje të aty-këtushme të armëpushimit në Maqedoni.Ministri i Mbrojtjes,Vllado Buçkoski ka shfaqur brengosje lidhur me raportet nga anët perëndimore të vendit sipas të cilave kryengritësit shqiptarë ngrejnë barrikada rreth fshatrave nën kontrollin e tyre. Një nga liderërët e kryengritësve Shqiptarë i njohur si komandant Shpati akuzoi qeverinë për shkelje të armëpushimit e njoftoi se luftëtari Bedri Halimi ishte vrarë dje afër Tetovës nga forcat e sigurisë dhe është kërcënuar se do të jetë i detyruar të përgjigjet, nëse ata vazhdojnë sulmet.
XS
SM
MD
LG