Ndërlidhjet

PARIS


Lideri politik i kryengritësve shqiptarë të Maqedonisë, Ali Ahmeti, në një intervistë për gazetën pariziene Lë Figaro ka hedhur poshtë akuzat sipas të cilave luftëtarët e tij synojnë të ndajnë Maqedoninë sipas vijave etnike dhe ka theksuar se diçka e tillë kurrë nuk ka qenë në platformën e tyre politike. Ne insistojmë për respektimin e integritetit territorial të Maqedonisë në kufijt e sajë egzistues, ka theksuar Ali Ahmeti dhe është zotuar të bëjë çdo gjë të mundëshme për respektimin e armëpushimit. Ai ka thënë mëtej se dëshiron një zgjidhje sipas modeleve Evropiane,që Maqedonia ti përngjante sistemit të pushtetit të decentralizuar të Zvicrës apo Belgjikës.
XS
SM
MD
LG