Ndërlidhjet

LUSAKË


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara,Kofi Anan në fjalimin që mbajti në sesionin e Organizatës së Bashkimit Afrikan ftoi liderët e kontinentit që të tejkalojnë ndasitë dhe të punojnë së bashku për zgjidhjen e problemeve të varfëris, luftrave dhe krizës shëndetsore që kanë kapluar Afrikën. Samiti tre- ditësh në kryeqytetin e Zambias hapë periudhën njëvjeçare të tranzicionit të Organizatës së Bashkimit Afrikan në Union Afrikan,të modeluar sipas shembëllit të Bashkimit Evropian. Planet për Unionin e ardhëshëm Afrikan përfshijnë themelimin e një Banke qëndrore afrikane, Gjykatën e drejtësisë, një valutë të vetme dhe një parlament.
XS
SM
MD
LG