Ndërlidhjet

ZAGREB


Kryeministri i Kroacisë, Ivica Raçan ka thënë se gjenerali Rrahim Ademi është i gatshëm që të mbrojë vetveten para Tribunalit të Kombeve të Bashkuara me seli në Hagë, nëse ai është në mesin e atyre personave që janë akuzuar nga Gjykata për krime lufte.
Ivica Raçan ka thënë se gjeneral Ademi do të shkojë në Hagë vullnetarisht dhe se qeveria kroate do ta ndihmojë në mbrojtjen e tij.
Mediat e kroacisë kanë raportuar se gjenerali Rrahim Ademi, i cili akoma është në shërbim në ushtrinë kroate, dhe gjenerali i pensionuar Ante Gotovina, të cilët kanë komanduar forca gjatë luftës së viteve 1991-95, kërkohen nga Tribunali i Hagës.
XS
SM
MD
LG