Ndërlidhjet

SHKUP


Kanë hyrë në ditën e dytë negocijatat mes diplomatëve ndërkombëtarë Leotar-Pardju e palëve në Maqedoni, rreth planit të paqes dhe dhënien fund luftës në vend. Bisedimeve u janë bashkangjitur sot specialisti francez Robert Badinter dhe i dërguari i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian Maks Van der Shtul. Ndërkaq, sipas burimeve të ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme të Maqedonisë, në ditën e pestë të tij, armëpushimi është cënuar në dy raste, në kalanë e Tetovës dhe në fshatin Sllupçan. Sipas burimeve zyrtare maqedonase, luftëtarët shqiptarë kanë hapur zjarr nga fortifikatat e tyre në Sllupçan mbi pozicionet e ushtrisë në Opajë, por nuk raportohen viktima në njerëz.
XS
SM
MD
LG