Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Zëvendës krye-ministri i Rusisë, Ilya Klebanov, ka zbardhur enigmën e rrëzimit javën e kaluar të aeroplanit civil rus dhe vdekjes së 136 pasagjerëve që ai mbarte në bord. Sipas tij, katastrofa është rezultat i gabimit të pilotit dhe përdorimit jo korrekt të pjerrësisë së fluturimit, për çka ajrorja ka humbur kuotë e më pas është rrëzuar në tokë. Klebanov, i cili është njëherësh edhe kryesues i Komisionit qeveritar për hetimin e tragjedisë, tha se detyrë e komisionit tash e mbrapa është të zbulojë shkaqet që e shtynë pilotin të bëjë manovra të rrezikshme, ndërkohë që aeroplani ishte në gjendje mjaft të mirë pune dhe kushtet atmosferike të shkëlqyera.
XS
SM
MD
LG