Ndërlidhjet

SHKUP


“Bisedimet kanë vazhduar jo keq” – ka qenë kjo deklarata e zëdhënëses së mediatorit amerikan Xhejms Pardju, në ditën e dytë të negocijatave mes diplomatëve ndërkombëtarë e palëve në Maqedoni, rreth planit të paqes dhe dhënien fund luftës në vend. Çiftit Leotar - Pardju sot u janë bashkangjitur edhe specialisti francez Robert Badinter dhe i dërguari i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, Maks Van der Stoel. Ndryshe nga c’ishte paralajmëruar, Robert Badinter nuk do të marrë pjesë në bisedimet e ditëve të ardhshme – konfirmon agjensia Asoshiejted Pres.
XS
SM
MD
LG