Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian mund të lëvrojë disa milionë euro ndihmë për Maqedoninë nëse dialogu politik i cili po vazhdon atje, do të rezultojë i frytshëm së shpejti” – citon agjensia Frans Pres komisionerin për Marrëdhëniet me Jashtë të këtij organizmi, Chris Patten.
“Njoftoj se po e konsiderojmë një paketë prej më shumë se 50 milionë eurosh, përfshirë ndihmë buxhetore substanciale që do të përdoret për qëllime specifike, nëse, theksoj, vetëm nëse zbatohet një marrëveshje politike” – ka nënvizuar Chris Patten, për të shtuar më tej se fondi duhet të marrë edhe miratimin e Komisionit Evropian dhe 15 vendeve anëtare.
XS
SM
MD
LG