Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ministri i jashtëm i Bosnjes, Zlatko Lagumdzija, është takuar me Sekretarin e Shtetit Kolin Pauell, për të rrahur rrugët se si të shmanget përdorimi i Bosnjes si vend-strehimi për të kërkuarit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucer u shpreh se të dy personalitetet u pajtuan në faktin se të dyshuarve për krime lufte nuk duhet t’u mundësohet fshehja në hapësirën e Bosnjes dhe se kjo mbetet një cështje mjaft e ndjeshme tani, që Serbia ka cuar Sllobodan Milloshevicin në Hagë ndërsa Kroacia po bëhet gati të dorëzojë dy shefa të lartë ushtarakë.
XS
SM
MD
LG