Ndërlidhjet

SHKUP


Dy të deleguarit special në Maqedoni nga Bashkimi Evropian dhe Shtete e Bashkuara, Francois Leotard dhe James Pardew, në kuadrin e angazhimeve për zgjidhje paqesore të krizës, kanë filluar bisedime individuale me liderë maqedonas dhe Shqiptarë, njoftojnë burime partiake. Pardew dhe Leotard dëshirojnë, siç thuhet, që deri nga fundi i javës të nënshkruhet një projektdokument me ndryshime minimale kushtetuese-i parnueshëm si nga maqedonasit ashtu edhe nga shqiptarët. Pas pranimit të platformës preliminare dy partitë maqedonase dhe dy partitë shqiptare mund të vazhdonin në javët dhe muajt e ardhëshëm të zgjidhnin diferencat e tyre, kanë thënë më herët këto burime.
XS
SM
MD
LG