Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në Kosovë vazhduan stërvitjet e emërtuara “Rojtari i Shpejtë Dy”, të cilat kanë qëlim të demostrojnë se sa shpejt NATO mund të përforcojë trupat e veta atje. Mbi 200 ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Italia parashutuan dje në një rajon afër aeroportit të Prishtinës, duke filluar stërvitjet 10 ditëshe shumëkombëshe për operacione kërkimi dhe patrullimi. Këto ushtrime janë një shembëll i zotimeve të NATO-s për ruajtjen afatgjate të paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në jug të Ballkanit ka thënë Roy Brown, zëdhënës i KFOR-it.
XS
SM
MD
LG