Ndërlidhjet

logo-print

BUJANOC


Armata jugosllave ka planifikuar ndërtimin e një baze ushtarake në hapësirën midis Bujanocit dhe Preshevës në të cilën do të stacionohen forca speciale për ndërhyrje të shpejtë, ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviq.
Çoviq ka thënë se qëllimi i bazës do të jetë pengimi i infiltrimit të ekstremistëve shqiptarë në këtë rajon, siç është shprehur, por edhe të gjitha atyre grupacioneve të cilat do të mund të prishnin paqen dhe këthimin e besimit midis etnive të atij rajoni.
Në atë bazë çdo gjë do të rregullohet sipas shembullit të KFOR-it dhe formacioneve të ngjashme perëndimore, ka thënë Çoviq.
XS
SM
MD
LG