Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti Vojisllav Koshtunica në një intervistë për të përditëshmen “Politika” ka tërequr vëmendjen se mund të ndodhë shpërbërja finale e Jugosllavisë për shkak të krizës qeveritare dhe orvatjeve të përtërira për pavarësi në Mal të Zi. Koshtunica ka thënë se Federata Jugosllave duhet reorganizuar ashtu që t’u jepte më shumë autorizime dy republikave të saj duke mbajtur njëherit vetëm disa institucione të përbashkëta. Ai ka thënë më tej se Qeveria federale ndodhet në rrugën e gjetjes së një zgjidhje që do të garantonte paqen dhe stabilitetin në rajon.
XS
SM
MD
LG