Ndërlidhjet

SREBRENICË


Në Potoçari, afër Srebrenicës, me një tubim komemorativ u shënua 6 vjetori i masakrës së afro 10 mijë Boshnjakëve në vitin 1995 gjatë ofenzivës së forcave Serbe në atë zonë që ishte atëherë nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara. Në tubimin komemorativ, me çrast u morën masa të forta sigurie, kanë marrë pjesë disa dhjetëramijë Boshnjakë e shumë përfaqësues të bashkësisë ndërkomëtare, të korit diplomatik dhe gazetarë. Në këtë përvjetor është vënë edhe gurthemeli i kompleksit të ardhëshem përkujtimor.
XS
SM
MD
LG