Ndërlidhjet

BERLIN


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan arriti në Mynih për vizitë triditëshe në Gjermani, gjatë së cilës do të diskutojë lidhur me operacionet paqeruajtëse dhe për konferencën e ardhshme të Kombeve të Bashkuara, kushtuar situatës klimatike në planetin tonë
Kofi Annan do të takohet me kancelarin e Gjermanisë,Gerhard Schreder, me të cilin do të përqëndrohet në konferencën për klimën që mbahet nga fundi i muajit në Bon dhe me ministrin e Mbrojtjes, Rudolf Scharping, me të cilin do të diskutojë pjesëmarrjen e Gjermanisë në operacionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG