Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Lordi George Robertson u ka bërë thirrje udhëheqësve të Maqedonisë të tregojnë fleksibilitet në arritjen e një marrëveshje politike për krizën e zgjatur ballkanike. Roberston dhe ambasadorët e 19 vendeve anëtare, të cilët qëndruan paradite në kryeqytetin e Shqipërisë, lëvduan autoritetet qeveritare të Tiranës për gadishmërinë e treguar për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare në kërkimin e zgjidhjes politike në Maqedoni. George Robertson inkurajoi kryeministrin Meta në përpjekjet e tij për ndalimin e trafikut të armëve dhe theksoi se “ata që eksportojnë dhunën në Maqedoni” duhet të ndalen. Pas bisedimeve me kreun e qeverisë Meta, lordi Robertson konfirmoi se Shqipëria ka shprehur vullnetin për të ofruar ndihmë logjistike për trupat e NATO-s kur ato të vendosin të hyjnë në Maqedoni për të asistuar në çarmatosjen e guerrilasve shqiptarë.
XS
SM
MD
LG