Ndërlidhjet

SHKUP


Kanë vazhduar edhe sot intensive bisedimet në Maqedoni, ndërsa pas tyre i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian, Francois Leotard është shprehur: “të gjitha marrëveshjet tashmë janë mbi tryezë. U takon liderëve të angazhohen në një proçes negocijatash politike, nëse duan të arrijnë kompromisin politik”. Sikurse është bërë e ditur pala shqiptare ka paraqitur rreth 50 deri 60 amendamente shtesë, të cilat do t’i bashkangjiten dokumentit të presidentit Trajkovski e të cilat shihen si një ftesë “ de fakto ” për NATO-n.
I dërguari i Bashkimit Europian ka thënë se korniza për bisedimet e paqes, paraqitur prej tij dhe të dërguarit të Shteteve të Bashkuara, James Pardew, është plotësuar me elemente të reja dhe se kryetari I shtetit, Boris Trajkovski tani ka aneksin për ndryshime legjislative dhe aneksin për arritjen e mirëkuptimit të ndërsjelltë. Agjensitë e lajmeve citojnë burime brenda palëve në bisedime, atyre shqiptare dhe maqedonase, që të kenë shprehur rezerva ndaj dinamikës së përparimeve, duke shtruar kësisoj pikëpyetje, mbi masën dhe llojin e diferencave të mbetura.
XS
SM
MD
LG