Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Ministrja e jashtme e Maqedonisë në takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit Colin Powell, ka vlerësuar se ka përparime por jo edhe zgjidhje në bisedimet e paqes në Maqedoni, ndërsa udhëheqësit politikë atje, po analizojnë kornizë-dokumentin e paraqitur nga të dërguarit specialë Pardju dhe Leotar. Ajo u shpreh se qeveria e Shkupit është e vendosur të vazhdojë negocijatat, të respektojë armë-pushimin dhe të sigurojë çarmatosjen vullnetare të luftëtarëve shqiptarë, duke u garantuar atyre amnistinë.
Ndërsa zoti Kolin Pauell citohet të ketë thënë se shpreson që UÇK-ja të kuptojë se nuk ka zgjidhje ushtarake për krizën. “Të njëjtën gjë i kujtojmë edhe qeverisë maqedonase” – ka theksuar Pauell. I pyetur nëse ka një “plan B” që raporton se të dyja palët po përgatiten për luftime nëse bisedimet dështojnë, Sekretari Amerikan i Shtetit replikoi: “përgjigja e vërtetë, plani A dhe plani B, është një marrëveshje politike për çka jemi duke punuar që të arrihet”.
XS
SM
MD
LG